Kremlini zyrtar ka akuzuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë Gjermaninë fill pas ndihmës me furnizime të tankeve Leopard 2.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në lidhje me dërgimin e tankeve Leopard në Ukrainë tha se “Gjermania po luan një rol të rëndësishëm në dërgimin e armëve në Ukrainë dhe diçka e tillë ka rritur përfshirjen e saj të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë në konflikt”.
Rikujtojmë se tanket e para Leopard 2 nga Gjermania janë dërguar në Ukrainë, sipas një deklaratë të ministrisë ruse të mbrojtjes. 18 tanke u dorëzuan pas trajnimit të forcave ukrainase në përdorimin e tyre.
Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius tha se ishte i sigurt se tanket mund të luanin një kontribut vendimtar në vijën e parë të luftës.
Sipas raporteve, në Ukrainë kanë mbërritur edhe tanket Challenger 2 nga Britania.