LIVE: Trupa paqeruajtëse në Ukrainë? Kremlini kërcënon Perëndimin dhe bën paralajmërimin e frikshëm

Evropë

LIVE: Trupa paqeruajtëse në Ukrainë? Kremlini kërcënon Perëndimin dhe bën paralajmërimin e frikshëm

Më: 31 mars 2023 Në ora: 07:56 Përditësuar në ora: 22:05 më 31.03.2023
Pamje nga lufta në Ukrainë

Kremlini kërcënon Perëndimin dhe bën paralajmërimin e frikshëm

“Ideja për të dërguar “një lloj trupash paqeruajtëse” në Ukrainë, nëse një diskutim i tillë është vërtet serioz, është potencialisht jashtëzakonisht i rrezikshëm”.

Kështu u shpreh të premten para gazetarëve, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, duke komentuar deklaratën e kryeministrit hungarez Viktor Orban, i cili zbuloi diskutime të tilla brenda BE, shkruan Tass.

“Kjo është një deklaratë që është shumë e rëndësishme të theksohet. Nëse po flasim për disa ‘verbalizime’ serioze, atëherë ky, natyrisht, është një diskutim jashtëzakonisht i rrezikshëm,” theksoi ai.

Peskov vuri në dukje se, në praktikën ndërkombëtare, forca të tilla zakonisht vendosen me pëlqimin e të dyja palëve.

Medvedev: Paqeruajtësit e NATO-s në vijën e parë, do të jenë një objektiv legjitim

Rusia do t’i konsiderojë të ashtuquajturit paqeruajtës të NATO-s si objektiva legjitime nëse ata vendosen në vijën e parë të frontit në Ukrainë, njoftoi zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit rus, Dmitry Medvedev.

“Ata do të jenë objektiva legjitime për forcat tona të armatosura, nëse vendosen në vijën e parë me armë në dorë, pa pëlqimin e Rusisë dhe nëse janë një kërcënim i drejtpërdrejtë për ne”, tha Medvedev në një postim në Telegram.

Sipas tij, qëllimi i vërtetë i Perëndimit është vendosja e një armëpushimi në vijën e frontit që u përshtatet atyre.

“Është e qartë se të ashtuquajturit paqeruajtës të NATO-s thjesht do të hyjnë në konflikt në anën e armikut tonë (Ukrainës) dhe do të shkaktojnë pikërisht luftën e tretë botërore, nga e cila ata kanë aq frikë kur flasin për të”, shtoi Medvedev.

Në të njëjtën kohë, më 31 mars, Rusia miratoi një strategji të re të politikës së jashtme, në të cilën SHBA-ja dhe Perëndimi theksohen si burime të një “kërcënimi ekzistencial” për Moskën, në mes të krizës diplomatike lidhur me konfliktin në Ukrainë.

“Përmbysjet në skenën ndërkombëtare” e detyrojnë Rusinë të “përshtatë dokumentet e saj të planifikimit strategjik, veçanërisht atë për konceptimin e politikës së jashtme të Rusisë”, tha presidenti Vladimir Putin në një takim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, raporton AFP.

Rusia e ka vendosur si “prioritet” eliminimin e “dominimit” të SHBA-së dhe Perëndimit, ndërkohë që e përshkruan veten si një “civilizim” që mbron qytetarët e zonave rusishtfolëse.

ISW: Wagner llogaritet se ka humbur dhjetëra mijëra mercenarë në Bakhmut

Grupi mercenar rus, Wagner ka humbur dhjetëra mijëra personel – ndoshta deri në gjysmën e forcës së tij prej 50 mijë trupash – gjatë betejave të përgjakshme për të pushtuar qytetin kyç të Ukrainës, Bakhmut.

Instituti amerikan për Studimin e Luftës përmes të dhënave të fundit mbi luftën ka bërë të ditur se sipas zyrtarëve perëndimorë, Wagner ka të ngjarë të ketë humbur një sasi “të konsiderueshme” të fuqisë ushtarake, e cila pritet të pengojë ofensivën e Moskës, raporton nypost.

Gjeneral amerikan, Mark Milley raportoi të mërkurën se grupi mercenarë ka rreth 6000 personel profesional dhe 20-30 mijë rekrutë, kryesisht të dënuar, që luftojnë në zonën e Bakhmutit.

Në fund të dhjetorit, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, përcaktoi madhësinë e forcës së Wagnerit në 50 mijë mercenarë, më shumë se tre të katërtat e tyre të rekrutuar nga burgjet e Rusisë.

Mercenarët kanë kaluar muaj të tërë duke u përpjekur për ta futur nën kontroll Bakhmutin, ku luftimet kanë qenë aq të ashpra saqë është bërë i njohur si një “mulli mishi”.

“Ka të ngjarë që ndryshimi midis shifrës prej 50 mijë të Kirbyt dhe të 26 mijë deri në 36 mijë të Milleyt në zonën e Bakhmutit është rezultat i viktimave të ofensivës së keqe të Wagnerit”, përfunduan analistët e ISW-së.

Ky informacion nga analistët perëndimorë duket se është konfirmuar nga themeluesi i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, i cili pranoi publikisht të mërkurën se luftimet në Bakhmut kishin shkaktuar humbje të mëdha tek forcat e tij – si dhe në anën ukrainase.

“Beteja për Bakhmut sot tashmë ka shkatërruar praktikisht ushtrinë ukrainase, dhe për fat të keq, ajo ka dëmtuar rëndë edhe kompaninë ushtarake private Wagner”, tha Prigozhin.

Osmani: Duhet të mbahet përgjegjësi për masakrën e Buçës në Ukrainë

Kryesuesi i OSCE-së dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani mbajti fjalim në Samitin e Buçës në Ukrainë me të cilën mbështeti Deklaratën e Buçës së përgjegjësisë për krimet e kryera në territorin e Ukrainës.

“Qyteza e Buçës në afërsi Kievit është kthyer në kujtesë të trishtuar të disa prej krimeve të kryera nga agresioni rus, ku më shumë se 460 njerëz u vranë gjatë muajit mars të vitit të kaluar”, u shpreh Osmani.

Ai theksoi se sot mbushet një vit nga çlirimi i Buçës dhe masakra aty është një tregues i qartë se paqja dhe dinjiteti njerëzor nuk janë gjithmonë të garantuara.

“Si Kryesues i OSBE-së, nënvizova se përgjegjësia duhet të mbizotërojë dhe bashkësia ndërkombëtare nuk mund të heshtë dhe të lejojë që autorët të mbeten të pandëshkuar. Por, përdërisa kërkojmë drejtësi, duhet të sigurohemi që viktimat e këtyre krimeve të mos harrohen”, shprehet Osmani.

“Ukraina të ndalë luftën”, këshilltari i Zelenskyt i përgjigjet Lukashenkos

Këshilltari i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Mykhailo Podolyak ka reaguar pas deklaratës së presidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko për armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë.

Podolyak deklaroi sot se ‘çdo armëpushim nga ushtria e Ukrainës, nënkupton të drejtën e Rusisë për të qëndruar në territoret e pushtuara’.

“Kjo është krejtësisht e papranueshme. Ukraina ka të drejtë të lëvizë trupa dhe pajisje në territorin e saj siç e sheh të nevojshme”, tha ai.

Më konkretisht Lukashenko paralajmëroi sot se një luftë bërthamore po “shfaqet në horizont” për shkak të mbështetjes së NATO-s për Kievin, teksa këmbënguli se Rusia do të përdorë armët bërthamore nëse i frikësohet humbjes në Ukrainë.

Deklarata rrëqethëse e Lukashenkos: Lufta bërthamore është në horizont, Rusia do i përdorë armët nëse ndodhë kjo gjë

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko paralajmëroi sot se një luftë bërthamore po “shfaqet në horizont” për shkak të mbështetjes së NATO-s për Kievin, teksa këmbënguli se Rusia do të përdorë armët bërthamore nëse i frikësohet humbjes në Ukrainë.

Lukashenko, një aleat i vendosur i presidentit rus Vladimir Putin , pretendoi se Perëndimi po planifikon të pushtojë Bjellorusinë për ta ‘shkatërruar atë’, ndërsa shtoi se vendimi i Perëndimit për të dërguar tanke, raketa dhe artileri në Ukrainë nënkupton se bota është më afër se kurrë një apokalipsi bërthamor.

“Si rezultat i përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara dhe satelitëve të saj, një luftë në shkallë të gjerë është nisur në Ukrainë”, tha Lukashenko në një fjalim televiziv. “Një luftë e tretë botërore me zjarre bërthamore duket në horizont”, tha ai në deklaratën rrëqethëse.

Lukashenko, i cili e lejoi Putinin të përdorte vendin e tij si një pikënisje për pushtimin e tij në shkallë të plotë të Ukrainës një vit më parë, këmbënguli se planet e Rusisë për të vendosur armë taktike bërthamore në Bjellorusi nuk janë shantazh, por një shans për të ‘mbrojtur’ kombin e tij kundër “kërcënimeve” të Perëndimit.

Zyrtari rus: Nëse paqeruajtësit e NATO-s janë në vijën e frontit në Ukrainë, do i qëllojmë

Rusia do t’i konsiderojë të ashtuquajturit paqeruajtës të NATO-s si objektiva legjitime nëse ata vendosen në vijën e parë të frontit në Ukrainë, njoftoi zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit rus, Dmitry Medvedev.

“Ata do të jenë objektiva legjitime për forcat tona të armatosura, nëse vendosen në vijën e parë me armë në dorë, pa pëlqimin e Rusisë dhe nëse janë një kërcënim i drejtpërdrejtë për ne”, tha Medvedev në një postim në Telegram.

Sipas tij, qëllimi i vërtetë i Perëndimit është vendosja e një armëpushimi në vijën e frontit që u përshtatet atyre.

“Është e qartë se të ashtuquajturit paqeruajtës të NATO-s thjesht do të hyjnë në konflikt në anën e armikut tonë (Ukrainës) dhe do të shkaktojnë pikërisht luftën e tretë botërore, nga e cila ata kanë aq frikë kur flasin për të”, shtoi Medvedev.

Në të njëjtën kohë, më 31 mars, Rusia miratoi një strategji të re të politikës së jashtme, në të cilën SHBA-ja dhe Perëndimi theksohen si burime të një “kërcënimi ekzistencial” për Moskën, në mes të krizës diplomatike lidhur me konfliktin në Ukrainë.

“Përmbysjet në skenën ndërkombëtare” e detyrojnë Rusinë të “përshtatë dokumentet e saj të planifikimit strategjik, veçanërisht atë për konceptimin e politikës së jashtme të Rusisë”, tha presidenti Vladimir Putin në një takim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, raporton AFP.

Rusia e ka vendosur si “prioritet” eliminimin e “dominimit” të SHBA-së dhe Perëndimit, ndërkohë që e përshkruan veten si një “civilizim” që mbron qytetarët e zonave rusishtfolëse./REL

“Rreziku është real”, kryeministri hungarez paralajmëron: Konflikti në Ukrainë mund të kthehet në Luftën e Tretë Botërore

Lufta në Ukrainë paraqet një “rrezik real” për t’u kthyer në Luftën e Tretë Botërore, ka deklaruar kryeministri hungarez Viktor Orban së fundmi.

Orban tha se Perëndimi kërcënon të tërheqë vende të tjera në konflikt duke ofruar ndihmë ushtarake për Ukrainën, teksa vijoi duke bërë thirrje për bisedime paqeje mes palëve.

“Jam i bindur se kërcënimi i luftës botërore nuk është një ekzagjerim letrar,” tha ai.

“Kur liderët evropianë dhe amerikanë thonë se nëse vazhdon kështu, ne mund të përfundojmë në Luftën e Tretë Botërore, në fillim duket e pabesueshme dhe e ekzagjeruar, por aty ku punoj dhe ku shoh ngjarjet, ky është një rrezik real në këtë moment”.

Shënohet përvjetori i parë i masakrës në Buça, Zelensky zotohet për ndëshkim të përgjegjësve

Ukraina e ka shënuar më 31 mars njëvjetorin e tërheqjes së forcave ushtarake ruse nga qyteza Buça, duke lënë mbrapa qindra trupa të civilëve të vrarë nëpër rrugë.

Kievi i ka konsideruar ngjarjet në Buça si masakër dhe krim rus të luftës.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e ka quajtur masakrën në Buça “simbol të mizorive” të kryera nga ushtria ruse.

“Ne nuk do të harrojmë kurrë. Ne do t’i ndëshkojmë të gjithë fajtorët”, ka thënë Zelensky përmes një deklarate.

Rusia e ka mohuar kryerjen e masakrës dhe ka pretenduar se vdekjet janë inskenuar nga Ukraina.

Zyrtarët ukrainas vlerësojnë se rreth 400 trupa të civilëve janë gjetur në Buça dhe një total prej më shumë se 1.000 trupave janë gjetur në rajonin rreth Kievit.

Shumica e trupave janë varrosur në varreza masive.

Hetuesit ukrainas dhe ata ndërkombëtarë, kanë nisur hetime për krime të luftës në Buça, Irpin dhe lokacione tjera në Ukrainë, ku kanë ndodhur masakrat.

“Një vit më parë Ukraina e ka çliruar Buçën dhe bota është zgjuar me fytyrën e vërtetë të pushtuesit rus. Buça është skenë krimi dhe simbol për të gjitha krimet ruse – vrasjet masive, dëbimet, dhe shkatërrimin e të gjitha qyteteve”, ka thënë kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas përmes një postimi në Twitter.

“Nuk ka kthim mbrapa – Rusia do të mbahet përgjegjëse”.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.

Presidenti rus, Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

Ushqim në këmbim të armëve, SHBA zbulon planin: Rusia do dërgojë një delegacion në Korenë e Veriut

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se Rusia do ta dërgojë një delegacion në Korenë Veriore, për të ofruar ushqim, në këmbim të armëve.

Zëdhënësi i Këshillit për Siguri Kombëtare, John Kirby, ka thënë se një marrëveshje potenciale e armëve, në mes të Koresë Veriore dhe Rusisë, do të përbënte shkelje të rezolutave të Këshillit të Sigurimit.

Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar më parë Korenë Veriore për furnizim të Rusisë me armë në Ukrainë, por edhe të mercenarëve të grupit rus Wagner.

Pheniani i pati hedhur poshtë këto pretendime. Kirby ka thënë në një konferencë për media se SHBA-ja ka informacione të reja për marrëveshjen.

“Ne e kemi kuptuar që Rusia është duke tentuar të dërgojë një delegacion në Korenë Veriore dhe që Rusia është duke i ofruar Koresë Veriore ushqim, në këmbim të municioneve”, ka thënë ai.

Zëdhënësi për Siguri ka thënë se SHBA-ja është duke e vëzhguar nga afër situatën.

Koreja Veriore është një prej shteteve më të varfra në botë dhe është përballur me mungesa kronike të ushqimit për dekada.

Në muajin shkurt, ekspertët kanë paralajmëruar që ky shtet, i cili ka një prej regjimeve më autoritare në botë, është duke u përballur me krizë ushqimore për shkak të rënies së madhe të prodhimit – kryesisht për shkak të kushteve klimatike, kontrolleve strikte kufitare, dhe ndikimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Imazhet satelitore nga autoritetet jugkoreane tregojnë se verikoreanët kanë prodhuar 180.000 tonë ushqim më pak më 2022, në krahasim me vitin 2021.

Një ditë më parë, më 30 mars, Departamenti amerikan i Thesarit e ka sanksionuar një sllovak për shkak se ka shërbyer si ndërmjetësues në mes të Rusisë dhe Koresë Veriore.

Sipas Thesarit, Ashot Mkrtychev ka ndërmjetësuar marrëveshje që do t’i mundësonte Koresë Veriore dërgimin e armëve në Rusi, në fund të vitit 2022 dhe në fillim të vitit 2023.

Në këmbim të armëve, Pheniani ka pranuar para, aeroplanë komercialë dhe lëndë të parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat