Është arrestuar autori i sulmit me armë në zyrat e partisë së Meral Aksener në Stamboll.
Ky zhvillim është konfirmuar nga ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu.
“Arrestohet autori i sulmit ndaj selisë krahinore të “Partisë së Mirë”. Besojini qeverisë dhe policisë suaj”, shkroi ai në Twitter.
Sulmi nisi në zyrat lokale të Partisë së Mirë të Meral Aksener në lagjen Merter mesditën e së premtes kur një sulmues i panjohur qëlloi me armë zjarri dritaren e zyrës politike të partisë opozitare.
Nga sulmi nuk pati të lënduar.