LIVE: Lajmi ‘shkatërrues’ për Ukrainën, ‘shpërthen’ keq Zelensky – këto janë fjalët e tij

Evropë

LIVE: Lajmi ‘shkatërrues’ për Ukrainën, ‘shpërthen’ keq Zelensky – këto janë fjalët e tij

Nga: Bota sot Më: 1 prill 2023 Në ora: 09:16 Përditësuar në ora: 09:32 më 01.04.2023
Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin

FMN miraton një kredi prej 12.6 miliardë funtesh për Ukrainën

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka miratuar një paketë financiare prej 12.6 miliardë funtesh për Ukrainën, ka raportuar Reuters.

Bordi ekzekutiv ra dakord të shpërndajë fondet në katër vjet për të përmbushur nevojat e Ukrainës për t'u mbrojtur kundër pushtimit të Rusisë, përcjell Bota sot.

Huaja është më e madhja e Ukrainës që nga pushtimi i Rusisë vitin e kaluar.

Lexo edhe: Trupa paqeruajtëse në Ukrainë? Kremlini kërcënon Perëndimin dhe bën paralajmërimin e frikshëm

Ajo është paketa e parë e madhe e miratuar nga FMN për një vend të përfshirë në një konflikt aktiv.

Alarmon Orban: Rrezik real për shpërthimin e Luftës së Tretë Botërore

Nga: A. Zh

Lufta në Ukrainë është në "rrezik real" për t'u bërë Lufta e Tretë Botërore, ka thënë kryeministri hungarez.

Viktor Orban tha se Perëndimi kërcënon të tërheqë vende të tjera në konflikt, duke ofruar ndihmë ushtarake për Ukrainën, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Udhëheqësi populist i krahut të djathtë ka bërë thirrje për bisedime paqeje, por nuk e kritikoi drejtpërdrejt Rusinë për pushtimin e Ukrainës.

"Jam i bindur se kërcënimi i luftës botërore nuk është një ekzagjerim letrar," tha ai.

“Kur liderët evropianë dhe amerikanë thonë se nëse vazhdon kështu, ne mund të përfundojmë në Luftën e Tretë Botërore, në fillim tingëllon e pabesueshme dhe e ekzagjeruar, por aty ku punoj dhe ku shoh ngjarjet, ky është një rrezik real në këtë moment”.

Qeveria e Orban ka refuzuar t'i japë Ukrainës ndihmë ushtarake dhe nuk lejon transferimin e saj përtej kufijve të Hungarisë.

Nuk është gënjeshtër e 1 prillit/ Rusia merr presidencën e radhës të Këshillit të Sigurimit të OKB

Tingëllon si shaka e 1 prillit, e njohur ndryshe si dita e gënjeshtrave, por është e vërtetë. Rusia ka marrë presidencën e radhës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për këtë muaj. Kritikët po shtrojnë pyetjen se si Rusia mund të drejtojë organin më të fuqishëm të OKB-së teksa ka nisur prej mbi 1 viti një luftë kundër Ukrainës dhe ndaj Putinit është lëshuar një urdhër-arrest për krime lufte, apo dhe kërcënimeve për përdorimin e armëve bërthamore.

“Pyetja është shumë e qartë: A mundet krimineli i luftës të drejtojë Këshillin e Sigurimit të OKB-së?”, tha Andrius Kubilius, anëtar lituanez i Parlamentit Evropian gjatë një seance për Putinin, të mërkurën. Më 17 mars, Gjykata Penale Ndërkombëtare me bazë në Hagë lëshoi një urdhër arresti për udhëheqësin rus për rolin e tij në rrëmbimin dhe dërgimin e paligjshëm të mijëra fëmijëve ukrainas në Rusi.

“Unë mendoj se njerëzit po e shohin këtë nga një këndvështrim i gabuar. Mendoj se njerëzit duhet ta kuptojnë se ky muaj është më shumë një dhimbje koke sesa një avantazh për rusët”, tha për Zërin e Amerikës Richard Gowan, Drejtor i çështjeve të OKB-së në Grupin Ndërkombëtar të Krizave. “Nëse ata përpiqen të përdorin presidencën për të krijuar telashe për ukrainasit, ose për të përhapur rrëfimet e tyre për luftën, ata thjesht do të përballen me një numër të madh goditjesh”, shtoi ai.

Këshilli i Sigurimit, me 15 vende anëtare, është organi më i fuqishëm i OKB-së. Ai mund të marrë vendime për kryerjen e veprimeve ushtarake, dislokimin e paqeruajtësve, vendosjen e sanksioneve ndaj një vendi ose individi dhe mund të rekomandojë hetimin e rasteve të mundshme të krimeve të luftës në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.

Anëtarët e Këshillit të Sigurimit e marrin presidencën me rotacion, sipas rendit alfabetik (të bazuar në gjuhën angleze). Hera e fundit që Rusia kishte presidencën e radhës ishte shkurti i vitit 2022. Në ditën e 24-të të presidencës së saj, Presidenti Putin filloi të ashtuquajturin “operacion special ushtarak” në Ukrainë, duke kryer një shkelje flagrante të Kartës së OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare.

Ruanda është i vetmi vend që ka humbur presidencën e radhës në vitin 1994 për shkak të gjenocidit në vend, sipas Raportit të Këshillit të Sigurimit, një institut që studion transparencën dhe efektivitetin e këtij organi të OKB-së. Në atë kohë, Ruanda ishte një anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit. Në vend të Ruandës, Spanja mori presidencën e radhës.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre tha të enjten se një vend që “shkel në mënyrë flagrante Kartën e OKB-së” dhe sulmon fqinjin e tij nuk ka vend në Këshillin e Sigurimi, por nuk ka “asnjë rrugë të mundshme ligjore ndërkombëtare” për ta shmangur këtë. Ukraina është e indinjuar që Rusia është në Këshillin e Sigurimit, dhe veçanërisht tani ka presidencën e radhës. Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba tha se presidenca e Moskës është një “shaka e rëndë”.

Ukraina i kërkon Britanisë: Ndaloni vizat për tenistët rusë

Ministri i Jashtëm i Ukrainës e ka cilësuar vendimin e Wimbledon për të lejuar lojtarët rusë dhe bjellorusë të konkurrojnë si "imoral".

Dmytro Kuleba i kërkoi Mbretërisë së Bashkuar të refuzojë vizat për sportistët për të hyrë në vend, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

"A e ka pushuar Rusia agresionin apo mizoritë e saj? Jo, është thjesht se Wimbledon vendosi të strehojë dy bashkëpunëtorë në krim," tha Kuleba në një deklaratë.

Për kontekstin: Wimbledon njoftoi dje planet për të hequr ndalimin e lojtarëve rusë dhe bjellorusë që konkurrojnë në turne, me kusht që ta bëjnë këtë si atletë neutralë.

Atyre do t'u ndalohet të pranojnë fonde nga të dy kombet, të shfaqin flamuj ose simbole të lidhura me to, ose të shprehin mbështetje për pushtimin e Rusisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat