Papa Françesku do të udhëheqë meshën e së dielës, në sheshin e Shën Pjetrit, një ditë pas daljes nga spitali.
Ai u shtrua në spitalin Gemelli të Romës të mërkurën me vështirësi në frymëmarrje dhe më vonë u diagnostikua me bronkit.
Derisa 86-vjeçari u largua nga spitali të shtunën, ai konfirmoi se do të mbikëqyrte ceremoninë e së Palmës të së Dielës, e ndjekur nga lutja e Engjëllit.
Ai madje bëri shaka se ishte “ende gjallë”, shkruan BBC.
“Thjesht ndjeva një sëmundje, por nuk kisha frikë”, e citoi atë agjencia italiane e lajmeve “Ansa”.
Pas daljes nga spitali, papa u pa duke buzëqeshur dhe duke i përshëndetur me duar nga makina e tij, njerëzit që kishin dalë për ta pritur.
Kjo javë që vjen në Vatikan do të jetë me shumë punë dhe ngjarje në të cilat duhet paraqitja fizike e Papës, po ashtu do të bëhen përgatitjet për Pashkët.