Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka dhënë përditësimin e tij të përditshëm, duke thënë se Rusia "vazhdon të zhvillojë luftë cinike kundër civilëve".
Përditësimi gjithashtu pretendon se sulmet me raketa kanë goditur ndërtesat civile dje në Donetsk dhe betejat në Bakhmut, Avdiivka dhe Maryinka mbeten "të ashpra", raporton Sky News, përcjell Bota sot.
Ata thonë gjithashtu se qytetarët ukrainas në territorin e pushtuar Zaporizhzhia po detyrohen të marrin pasaporta ruse dhe po kërcënohen me humbje të vendeve të punës.
Sky News nuk ka verifikuar asnjë nga pretendimet e mësipërme.