Sërish probleme shëndetësore për Berlusconin, ish-kryeministri shtrohet në spital

Evropë

Sërish probleme shëndetësore për Berlusconin, ish-kryeministri shtrohet në spital

Më: 5 prill 2023 Në ora: 13:14
Silvo Berlusconi

Ish-kryeministri i Italisë dhe kryetari i partisë  Forza Italia, Silvio Berlusconi duket se është duke kaluar një situatë të vështirë shëndetësore.

Mësohet se Berlusconi, në moshën 86-vjeçare tanimë është shtruar mëngjesin e sotëm në spitalin San Raffaelo në Milano.

Kujtojmë ai la ambientet e këtij spitali pas një shtrimi 4 ditor më 30 mars.

Në atë rast ai u shtrua për kontrolle që besohet se lidheshin me një episod aritmie, ndërsa këtë herë ende nuk dihet gjendja e tij dhe shkaku pse është shtruar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat