Berlusconi flet nga spitali

Evropë

Berlusconi flet nga spitali

Më: 7 prill 2023 Në ora: 13:43
Silvio Berlusconi

Një mesazh shprese vjen nga spitali ku po trajtohet ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi, i cili vuan nga pneumonia dhe leukemia kronike.

48 orë pasi u shtrua në spital, Silvio Berlusconi kërkoi të fliste me redaktorin e gazetës Il Giornale.

“Toni i presidentit, padyshim, nuk është i njëjtë si gjithmonë, por zëri ishte i fortë dhe dëshira për të folur e madhe. Ai nuk është i ri, por ka shpirtin e luftëtarit”, tha Augusto Minzolini.

“Ai më përshëndeti me mirësjellje si zakonisht dhe fjalia e parë që tha ishte në formën e një premtimi”, tha ai.

“Është e vështirë, por do t’ia dal edhe kësaj radhe. Kam arritur të kem sukses edhe në situata të tjera të vështira dhe delikate”, tha ish kryeministri italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat