Në qytetin Maisons-Alfort pranë Parisit, sot u mbyllën shkollat pasi u zbulua një rrjedhje në rezervuarët e amoniakut në një fabrikë.
Prefektura e Val-de-Marne njoftoi se pas rrjedhjes në fabrikën "Biospringer" të enjten, shkollat dhe kopshtet e afërta do të mbyllen, raporton Anadolu.
Zjarrfikësit vijojnë punën në vendngjarje ndërsa mësohet se dy punonjës janë lënduar.
Banorët e zonës janë paralajmëruar për mundësinë e aromave të pakëndshme duke rekomanduar që të lajmërojnë autoritetet në rast të irritimit të lëkurës ose vështirësi në frymëmarrje.
"Biospringer" është fabrikë e specializuar për prodhimin e produkteve ushqimore.