LIVE: Ngritet alarmi/ Ekspertët britanikë tregojnë skenarin kur Putin do të përdorë armët bërthamore - Ukrainasit shpartallojnë tanket ruse

Evropë

LIVE: Ngritet alarmi/ Ekspertët britanikë tregojnë skenarin kur Putin do të përdorë armët bërthamore - Ukrainasit shpartallojnë tanket ruse

Më: 8 prill 2023 Në ora: 08:32 Përditësuar në ora: 08:30 më 08.04.2023
Pamje nga lufta në Ukrainë

3000 ushtarë rusë janë dorëzuar muajin e kaluar përmes një linje telefonike

Kjo shifër përfaqëson një rritje të mprehtë të numrit të trupave ruse që bëjnë thirrje për t’u dorëzuar para ushtrisë ukrainase, tha një zëdhënës i linjës telefonike.

Vitaly Matvienko deklaroi se këtë muaj tre mijë ushtarë rusë kanë thirrur për t’u dorëzuar, e cila gjë është sa dyfishi i muajit shkurt.

Ukraina beson se rritja mund të lidhet me një kundërofensivë të raportuar ukrainase, e cila mendohet gjerësisht se do të nis në pranverë.

“Operacioni kundërsulmues i Ukrainës në terren nuk ka filluar ende, por efekti tashmë po jep rezultate”, thuhet në një raport.

Linja telefonike “Dua të jetoj” u prezantua në muajin shtator të vitit 2022, raporton skynews.

Rusëve që thirrën u premtohet se do të mbahen në përputhje me Konventën e Gjenevës. Mendohet se mbi 10 mijë rusë deri më tani janë dorëzuar përmes kësaj linje telefonike.

Rusia vazhdon bombardimet e saj në katër zona të Ukrainës që i aneksoi ilegalisht

Forcat ruse vazhduan ditën e djeshme të përdorin raketa, raketahedhës dhe drone për të bombarduar zonat e Ukrainës të aneksuara ilegalisht nga Moska, por të pa kontrolluara plotësisht, duke shkaktuar vdekje, dëmtime në ndërtesa dhe ndërprerje të energjisë, thanë autoritetet ukrainase. Ushtria ukrainase deklaroi se nga ditët e fundit deri në mëngjesin e djeshëm, forcat ruse kanë kryer 18 sulme ajrore, pesë sulme me raketa dhe 53 sulme nga raketahedhës me shumë tytë.

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës deklaron se Rusia ka drejtuar shumicën e operacioneve të saj në lindjen industriale të Ukrainës, duke u fokusuar në qytetet Liman, Bakhmut, Avdeyevka dhe Marinka në rajonin e Donetsk.

Shumica e raporteve të sotme nga fusha e betejës kishin të bënin me katër rajonet ukrainase të aneksuara nga Rusia në shtator (Donetsk, Luhansk, Zaporozhye dhe Kherson). Presidenti rus Vladimir Putin kohët e fundit urdhëroi ushtrinë e tij të merrte kontrollin e plotë të zonave, ndërsa Ukraina ka treguar se së shpejti do të nisë një kundërofensivë për të rimarrë një pjesë të madhe të territorit. Zyrtarët ushtarakë britanikë njoftuan sot se forcat ruse me siguri kanë hyrë në qendër të Bahmutit dhe kanë pushtuar bregun perëndimor të lumit Bahmutka.

Ofensiva tetë-mujore e Rusisë ndaj Bakhmutit dhe vendosmëria e Ukrainës për të mbrojtur qytetin kanë rezultuar në betejën më të gjatë dhe potencialisht më të përgjakshme të luftës që presidenti rus Vladimir Putin filloi më 24 shkurt të vitit të kaluar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat