Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka deklaruar se presidenti i sapozgjedhur Jakov Milatoviç, duhet të anulojë vendimin e presidentit aktual Milo Gjukanoviç, për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Sipas mediave malazeze, Abazoviç u shpreh se Milatoviç duhet t’i mbledhë të gjithë aktorët politikë dhe së bashku të caktojnë datën e re të zgjedhjeve.
“Mund të jetë në fund të qershorit”, tha Abazoviç në një intervistë për TV Prva.
Çështja, siç theksoi ai, është se “presidenti legjitim dhe deputetët legjitimë” mund të përcaktojnë datën e zgjedhjeve.
“Nuk mendoj se është mirë që Gjukanoviq të shkarkojë deputetë kështu, është e papranueshme”, shtoi Abazoviç.
Gjukanoviç, pas miratimit të dekretit për shpërndarjen e Kuvendit, shpalli zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në datën 11 qershor.