Pak orë para vizitës së presidentit të SHBA-ve, Joe Biden në Irlandën e Veriut, autoritete vendase kanë gjetur 4 bomba në disa varreza.
Policia në Irlandën e Veriut deklaroi se zbuloi katër bomba të improvizuara në një varrezë në Creggan, pranë Derry, vetëm disa orë përpara se presidenti amerikan Joe Biden të mbërrinte në vend.
“Zbulimi i këtyre pajisjeve është një tjetër zhvillim ogurzi dhe shqetësues”, tha zëvendës shefi i policisë Bobby Singleton në një deklaratë.
Policia njoftoi se operacioni në varreza ka përfunduar dhe efektivët janë larguar nga zona.
“Kolegët e Shërbimit Kundër Terrorizmit tani do të marrin përsipër hetimin”, shpjegoi Singleton.