Borrell infektohet me COVID-19

Evropë

Borrell infektohet me COVID-19

Më: 12 prill 2023 Në ora: 13:26
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka njoftuar të mërkurën se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Nëpërmjet një njoftimi në Twitter, Borrell ka shkruar se është i detyruar ta anulojë vizitën e planifikuar në Kinë.

“Po ndihem mirë dhe nuk kam simptoma”, ka shkruar ai.

Borrell u pat infektuar me COVID-19 edhe në vitin 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat