Putin me dorë “të hekurt”, sanksionon 333 figura publike kanadeze

Evropë

Putin me dorë “të hekurt”, sanksionon 333 figura publike kanadeze

Më: 13 prill 2023 Në ora: 18:39
Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka vendosur sanksione ndaj 333 zyrtarëve kanadezë dhe figurave publike, duke përfshirë olimpikë të shquar. Goditja ruse vjen si një përgjigje e ashpër ndaj kufizimeve kanadeze ndaj Moskës dhe mbështetjes për Ukrainën. Rusia ka vendosur në mënyrë rutinore sanksione ndaj zyrtarëve perëndimorë dhe individëve të profilit të lartë, pasi Perëndimi shënjestroi qindra individë dhe kompani ruse për pushtimin e Ukrainës.

Lista, e publikuar nga ministria e jashtme e Rusisë ditën e djeshme, përfshin Guvernatoren e Përgjithshme të Kanadasë, Mary Simon, më shumë se 250 anëtarë të asambleve legjislative rajonale dhe shumë atletë kanadezë që kanë mbështetur publikisht ndalimin e sportistëve rusë që të konkurrojnë në Lojërat Olimpike të 2024-ës.

“Kjo masë është krijuar për të inkurajuar ata që janë në listën e zezë që të ndryshojnë sjelljen e tyre”, tha ministria në një deklaratë.

Olimpistët kanadezë të shënjestruar nga Rusia përfshijnë kërcimtaren e akullit Tessa Virtue, pesë herë fituese e medaljes olimpike dhe hokejisten Hayley Wickenheiser, një olimpike gjashtë herë.

Kujtojmë se Kanadaja i ka vendosur sanksione të dashurës së Vladimir Putinit, ish-gjimnastes Alina Kabaeva, si dhe zyrtarëve të institucioneve të tjera ruse për luftën e Rusisë në Ukrainë. Mediat kanë raportuar gjerësisht se Kabaeva dhe Putin janë të përfshirë në një lidhje romantike, edhe pse Putin e mohoi këtë gjë kur u raportua për herë të parë në vitin 2008. Ministrja e Jashtme e Kanadasë Mélanie Joly tha sot se “Ne synojmë bankat, oligarkët pranë regjimit të Putinit, nuk e di si ta quaj atë, partneren e tij”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat