​Finlanda kryen stërvitjen e parë në NATO si anëtare e Aleancës

Evropë

​Finlanda kryen stërvitjen e parë në NATO si anëtare e Aleancës

Më: 14 prill 2023 Në ora: 23:24
Foto ilustrim

Finlanda me ankorimin simbolik të anijeve gjermane dhe portugeze në portin e Helsinkit, ka kryer stërvitjen e parë në NATO si anëtare e Aleancës.

Në njoftimin e bërë nga marina finlandeze, theksohet se fregata FGS Mecklenburg-Vorpommern e Gjermanisë dhe ajo NRP Bartolomeu Dias e Portugalisë do të qëndrojnë të ankoruar në Helsinki deri më 16 prill, shkruan AA.

Para se të ankoroheshin në Helsinki, anijet morën pjesë në stërvitjen e organizuar nga Flota Bregdetare Finlandeze me tre anije finlandeze në Gjirin e Finlandës.

Kështu, Finlanda përfundoi stërvitjen e parë të NATO-s si anëtare e aleancës.

Finlanda u bë anëtarja e 31-të e NATO-s më 4 prill.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat