Nënkryetari i Këshillit të Sigurisë së Federatës Ruse, Dmitry Medvedev i ka dërguar një mesazh fyes dhe kërcënues Polonisë dhe kryeministrit të saj, Mateusz Morawiecki.
Teksti i tij mori një përgjigje të papritur nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare të Polonisë.
Medvedev shkroi në rrjetet sociale se një “idiot” i quajtur Mateusz Morawiecki tha se Ukraina ka të drejtë të sulmojë Rusinë dhe të mos shqetësohet për luftën e NATO-s kundër Rusisë, “sepse kjo e fundit së shpejti do ta humbasë”.
“Nuk e di se kush do ta fitojë apo humb një luftë të tillë, por duke marrë parasysh rolin e Polonisë si një postë e NATO-s në Evropë, ky vend me siguri do të zhduket së bashku me kryeministrin e tij budalla”, tha Medvedev.
Por, Agjencia e Sigurisë Kombëtare polake i është përgjigjur në mënyrë ironike ish-presidentit rus.
--- Polish text below ---
— Dmitry Medvedev (@MedvedevRussiaE) April 14, 2023
Some dumbhead called Mateusz Morawiecki said that Ukraine had the right to hit Russia, and that he had no worries about NATO’s war against Russia, because the latter would soon lose it. I don’t know who’s going to win, or lose such a war, but…
“Zoti Medvedev, mbani në mend se kombinimi i alkoolit me drogën është shumë i rrezikshëm. Ju lutemi vazhdoni ta bëni”, deklaroi Agjencia.