Besimtarët ordodoksë në të gjithë botën kremtojnë sot Pashkën, një ndër festat më të rëndësishme të këtij besimi.
Përpara më shumë se 20, 000 besimtarëve që ishin mbledhur në sheshin Shën Pjetri në Vatikan, Papa Françesku përcolli urimet për Pashkët duke bërë lutje për ndalimin e konflikteve.
Ai bëri thirrje për paqe ndërsa u shpreh se kishte në mendje ata që festojnë këtë ditë në Rusi dhe Ukrainë.
Po ashtu, Papa Françesku shprehu shqetësim mbi tensionet në Sudan gjatë javës së fundit. “Uroj që të ulën armët dhe të mbizotërojë paqja”, tha Papa Françesku./VOA