Ukraina raporton rrëzimin e një sateliti të NASA, agjencia e mohon

Evropë

Ukraina raporton rrëzimin e një sateliti të NASA, agjencia e mohon

Më: 20 prill 2023 Në ora: 08:56
Foto ilustrim

Qiejt e Ukrainës janë zbardhur në mes të natës si pasojë e një dritë të fuqishme të shkaktuar nga një objekt në rënie, duke ndezur menjëherë alarmin e sulmeve ajrore.

Shefi i administratës ushtarake në Kiev, Serhiy Popkov deklaroi se gjithçka ndodhi si pasojë e rrëzimit të një sateliti hapësinor të NASA.

“Rreth orës 22:00, flaka e shndritshme e një objekti fluturues u vu re mbi Kiev. Sipas informacioneve paraprake, ky fenomen erdhi si pasojë e rënies së një sateliti hapësinor të NASA-s në Tokë.

Për të parandaluar që mbeturinat të shkaktojnë viktima u shpall një alarm për sulm ajror. Mbrojtja ajrore nuk hyri në veprim,” tha Popkov.

Ndërkohë që i menjëhershëm ishte dhe reagimi i Agjencisë Hapësinore Amerikane, NASA e cila mohoi se ndonjë satelit i saj është rrëzuar në tokë. Sipas saj, sateliti Rhessi është ende duke lëvizur në orbitë, pa dhënë detaje të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat