Media britanike BBC i ka dedikuar një artikull Kemal Kilicdaroglut, rivalit të presidentit Turk Rexhep Taip Erdogan në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në Turqi më 14 maj.
Një njeri I besuar pranë Kemal Kilicdaroglu e përshkruan 74 vjeçarin si një njeri aq të qetë saqë ai arrin të çmend kolegët e tij.
Kandidati për president në Turqi i cili ka shërbyer si një nënpunës civil është një antitezë e presidentit aktual Rexhep Taip Erdogan.
Me karakterin e tij të butë dhe të matur si dhe me mënyrën si ka përballuar sulmet të ndryshme ndaj tij, Kemal Kilicdaroglu ka arritur të jetë një ndër politikanët më të rëndësishëm në Turqi.
I lindur në dhjetor të vitit 1948 Lideri i Partisë Popullore Republikane ishte një student I shkëlqyer I cili vendosi të studionte për ekonomi në Universitetin e Ankarasë.
Kemal Kilicdaroglu punoi për disa vite si një nënpunës civil në organet financiare të Turqisë dhe fitoi një reputacion të gjerë mbi eleminimin e korrupsionit si drejtor I Institucionit të Sigurimeve Shoqërore.
Pas 7 viteve në parlament, Kemal Kilicdaroglu u zgjodh për të kandiduar në rolin e kryebashkiakut të Stambollit . Edhe pse humbi zgjedhjet 74 vjeçari arriti të shtonte mbështetjen e popullit ndaj partisë së tij.
Një vit pas këtyre zgjedhjeve rivali i Ergogan zgjidhet kryetari I Partisë Popullore Republikane. Kemal Kilicdaroglu humbi përballë partisë së Erdogan në vitin 2011 megjithatë ai arriti që sërish të shtonte elektoratin në partinë që po udhëhiqte.
Në 13 vite si drejtues i Partisë Republikane Popullore Kemal Kilicdaroglu ka udhëhequr një revolucion të qetë brenda partisë së tij dhe shpesh here ai është shprehur se këto vite ishin të nevojshme në mënyrë që ai të kandidonte për të qenë president i Turqisë.
Aleatë të Kemal Kilicdaroglu tregojnë se nëse dikush shkon në zyrën e tij ai ngrihet në këmbë dhe I shtrëngon dorën. Përgjatë bisedave apo debate ai nuk ndërpret askënd dhe I dëgjon të gjithë.
Kemal Kilicdaroglu është përballur me sulme nga më të ndryshmet.
Në vitin 2014 lideri I Partisë Republikane popullore u godit dy here me grusht teksa po bëhej gati të mbante një fjalim pas deputetëve të partisë së tij.