Zvicra shtrin sanksionet e saj në lidhje me luftën në Ukrainë ndaj grupit mercenar Wagner.
Agjencia e lajmeve RIA FAN është gjithashtu subjekt i sanksioneve për shkak të propagandës pro-qeveritare.
Kjo është bërë e ditur nga Departamenti i Ekonomisë (WBF), shkruan radiotelevizioni zviceran SRF.CH transmeton “Bota sot”.
Përfshirja e Grupit Wagner në agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës është arsyeja e sanksionit që tani po miratohet nga Zvicra.
Organizata ushtarake e udhëhequr nga Yevgeny Prigozhin shërben si një mjet për luftën hibride ruse, sipas EAER.
Natyra e tyre juridike është e paqartë. Grupi Wagner është pjesë e një rrjeti kompleks të kompanive aktive globale.
Sanksionet do të hyjnë në fuqi në orën 18:00 të ditës së sotme, të enjten.
Më 14 prill, BE vendosi grupin mercenar Wagner dhe RIA FAN në listën e personave të sanksionuar.
Sipas EAER, me miratimin e këtyre sanksioneve, Zvicra po i bën ato më efektive.