Kontracepsioni oral së shpejti do të jetë falas për të gjitha gratë në Itali.
Komiteti i Çmimeve dhe Rimbursimeve i Agjencisë Italiane të Barnave miratoi vendimin për ta bërë pilulën kontraceptive falas për gratë e të gjitha grupmoshave.
Vendimi do të lejojë siguri më të madhe për gratë që, për shkak të kostove që duhet të përballojnë, hoqën dorë nga kontracepsioni.
Kostoja totale për arkën e shtetit llogaritet në rreth 140 milionë euro në vit.