Dy fjali që iu gjetën në telefonin e një polici rus rezultuan me peshë prej 7 vjet burgim.
“Lavdi Ukrainës” dhe “Rusia është vend vrasës”, janë mesazhet private që rrodhën nga Semiel Vedel, një oficer i cili ua dërgoi miqve të tij, për çka edhe u arrestua.
Ai është në mesin e shumë të burgosurve të tjerë që u prangosën për kundërshtimin e luftës së Rusisë në Ukrainë, me akuzën e shpërndarjes së informacionit të rremë për ushtrinë e vendit.
Madje pos që u burgos, rusit iu mohua edhe e drejta e punës në organet e së drejtës për katër vjet pas vuajtjes së dënimit.
Zyrtarët i konsideruan bisedat publike meqë telefoni i Vedel ishte përgjuar nga një hetues i shërbimit federal.
Ky arsyetim është absurd për avokatin e tij, meqë mesazhet ishin private dhe jo publike, siç thuhet ne ligjin e ri.
Vedel, i cili ka lindur në Ukrainë, ka thënë se ai thjesht po ndante informacione që mori nga miqtë e tij në Departamentin e Policisë së Kievit, të cilëve u besonte.
Në një raport të fundit nga Gjykata e Lartë Ruse, u raportua se në vitin 2022, gjykatat urdhëruan kundërshtarët e Putin të paguajnë 4,439 gjoba për diskreditimin e ushtrisë, të cilat arritën shifrën e rreth 1.8 milion dollarëve.