Forcat ajrore gjermane thanë të mërkurën se tre aeroplanë ushtarakë rusë, të cilët po fluturonin pa pajisje për transmetimin e sinjaleve, janë penguar në hapësirë ajrore ndërkombëtare mbi Detin Baltik.
Gjermania dhe Britania dërguan aeroplanë të tipit “Eurofighter” për të identifikuar dy aeroplanë të tipit “Sukhoi Su-27” dhe një të tipit “Illyushin Il-20”, thanë forcat ajrore gjermane.
Këto forca publikuan edhe disa fotografi të aeroplanëve rusë gjatë fluturimit, raporton agjencia “Reuters”.
Aufklärungsflieger abgefangen. 🇩🇪 und 🇬🇧 #Eurofighter wurden alarmiert, um 3 Militärmaschinen zu identifizieren. Die zwei SU-27 Flanker und eine IL-20 aus 🇷🇺 flogen erneut ohne Transpondersignal im int. Luftraum über der Ostsee. #SecuringTheSkies #VAPB @NATO @GermanyNATO… pic.twitter.com/sOY4CPkrbe
— Team Luftwaffe (@Team_Luftwaffe) April 26, 2023
Aeroplanët ushtarakë rusë rregullisht fluturojnë nga pjesa kryesore e territorit rus drejt Kaliningradit dhe kthehen prapa, që do të thotë se fluturimet e tilla janë goxha të rëndomta në atë rajon.
Këtë muaj, Gjermania ia dorëzoi përgjegjësinë Britanisë për misionin e patrullimit të qiellit mbi Detin Baltik. Aleatët e NATO-s angazhohen për ta mbrojtur hapësirën ajrore në atë zonë, sepse Lituania, Letonia dhe Estonia nuk kanë aeroplanë luftarakë.