Tërmeti lëkund Janinën

Evropë

Tërmeti lëkund Janinën

Më: 1 maj 2023 Në ora: 18:22
Foto ilustrim

Lëkundje tërmeti janë regjistruar pasditen e së hënës në Janinë. Mediat greke raportojnë se epiqendra e tërmetit ndodhet 13 kilometra në lindje-juglindje të Leptokarya-së në Janinë.

Thellësia fokale e vatrës vlerësohet të ketë qenë 9.6 kilometra.

Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), tërmeti ka qenë me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter.

Mediat në vend raportojnë po ashtu se një tërmet me magnitudë 3.2 të shkallës Rihter është regjistruar mesditën e së hënës edhe në Sithonia të Halkidiki-t.

Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti ka ndodhur në orën 14:26, me orën lokale,  rreth 14 kilometra në jug të fshatit Sykia dhe ka pasur një thellësi fokale prej 14.5 kilometrash.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat