Tetë persona humbën jetën pas shpërthimi të një zjarri gjatë natës në Brno, qyteti i dytë më i madh në Republikën Çeke. Zjarri shpërtheu rreth dy orë pas mesnate në Brno, që ndodhet 200 kilometra (125 milje) në juglindje të Pragës.
Televizioni publik çek tha se ata që vdiqën ishin të pastrehë.
“Zjarri u përhap në strehimore,” tha për AP zëdhënësi i policisë së Brno, Pavel Schwab.
Siç shtoi ai, identifikimi i viktimave vazhdon.