Në një video të postuar në Facebook, diplomati ukrainas Oleksandr Marikovsky shihet duke mbajtur një flamur ukrainas dhe duke pozuar për një foto teksa një diplomat rus vjen dhe shqyen flamurin blu dhe të verdhë nga duart e tij.
Marikovsky përgjigjet duke e goditur me grusht rusin në fytyrë dhe duke i marrë flamurin.
Ambasada ruse në Ankara thotë se diplomati u dërgua në spital për "arsye sigurie" dhe e quan incidentin "të egër", sipas agjencisë ruse të lajmeve Tass.
Vetë Oleksandr Marikovski e ka shpërndarë videon.
Kryetari i parlamentit turk Mustafa Sentop e ka dënuar sulmin nga delegacioni ukrainas si "të papranueshëm".
"Dënoj këtë sjellje që shqetëson mjedisin paqësor, që Turqia po përpiqet të krijojë".