Pasagjerët e një metroje në jug të Londrës janë detyruar të thyejnë xhamat e trenit për shkak të një alarmi për zjarr në vagonë.
E gjithë kjo kishte ndodhur të premten në mbrëmje.
Treni për në veri u ndal në stacionin Clapham Coomon rreth orës 17:50 kur njerëzit u panë duke thyer xhamat e trenit dhe duke kërcyer jashtë për të shpëtuar.
Sipas Policisë Britanike të Transportit (BTP) nuk kishte raportime për të lënduar.
“Brigada e zjarrfikësve u mobilizua në ngjarje dhe e konfirmoi se nuk kishte zjarr”, një zëdhënës i Transportit në Londër.
Alarmi në stacion besohet të ketë qenë për shkak të një defekti mekanik që përfshin një mjet ventilimi në tren.
Një zëdhënës i Brigadës së Zjarrfikësve në Londët tha se rreth 500 njerëz kishin dalë prej trenit nga paniku.
Stuck on the train at Clapham Common and carriages filling with smoke, doors won’t open if it wasn’t for workmen on the platform we wouldn’t have got out! @TfL you should be ashamed! The response from station staff was horrific! @SkyNews @BBCNews @itvnews pic.twitter.com/D0MHItF0R3
— Jake sharp (@jakesharp0108) May 5, 2023
Videot në rrjetet sociale tregonin se si pasagjerët e frikësuar po i thyenin xhamat e trenit për të dalë nga aty.
Sipas këtyre pamjeve, edhe disa persona janë parë duke i thyer xhamat nga jashtë