Në një park lodrash në qytetin rus Orenburg, janë lënduar 20 persona, në mesin e tyre 12 fëmijë.
12 prej tyre janë dërguar në spital për trajtim, kurse një grua është në gjendje të rëndë së bashku me një fëmijë.
Incidenti në luhatëse ndodhi më 6 maj në parkun e lodrave “Orenpark”, kurse gjatë lëvizje konstruksioni i metaltë u thye.
Raportohet se një grua me lëndime të shumta është në gjendje kritike e shtrirë në repartin e kujdesit intensiv.
Një fëmijë 10-vjeçar gjithashtu është në gjendje të rëndë. E pacientët e tjerë po trajtohen nëpër reparte tjera.