BE: Duam që Serbia të na bashkohet në Union

Evropë

BE: Duam që Serbia të na bashkohet në Union

Më: 9 maj 2023 Në ora: 15:39
Emanuele Giaufret

Dita e Evropës është shënuar edhe në Serbi me një aktivitetet kur përmes luleve është formuar flamuri i Bashkimi Evropian dhe atij serb. Me këtë rast, ambasadori i BE-së në Serbi, Emanuele Giaufret deklaroi se e duan shtetin serb në BE.

Ai tha se Ditën e Evropës këtë vit e shënojnë pa shumë aktivitete meqënse në fqinjin verior janë ditë zie për shkak të dy vrasjeve masive që ndodhën në shkollë dhe fshatra ku humbën jetë dhjetëra serbë.

Giaufret: Duam që Serbia të jetë pjesë e BE

“Në këto ditë pikëllimi dua të them sërish se ne duam që Serbia të anëtarësohet në Union, institucionet dhe shtetet anëtare janë unanime për të mbështetur anëtarësimin e Serbisë, ne duam që kjo qasje, ky proces të vazhdojë, në mënyrë që Serbia të bëhet anëtare e plotë e Bashkimit Evropian, anëtare e plotë e familjes së BE-së. Kjo është ajo që ne duam që Serbia të jetë pjesë e Bashkimit tonë demokratik, të jetë pjesë e një bashkimi që kujdeset për qytetarët e saj, kujdeset për qëndrueshmërinë e ekonomisë së saj, kujdeset për brezat e ardhshëm”, deklaroi Giaufret.

Kujtojmë që në procesin e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian ka një kapitull të veçantë vetëm për Kosovën ku theksohet normalizimi i raporteve me Republikën e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat