Francë, zjarrfikësit sigurojnë ujin nga pishinat për shkak të thatësirës

Evropë

Francë, zjarrfikësit sigurojnë ujin nga pishinat për shkak të thatësirës

Më: 9 maj 2023 Në ora: 18:25
Foto ilustrim

Zjarrfikësit kanë filluar të sigurojnë ujin nga pishinat për shkak të mungesës së ujit nëpër lumenj dhe depo të ujit si pasojë e thatësirës në rajonin Pireneler të Francës, transmeton Anadolu.

Sipas “France Info”, zjarrfikësit në rajon po përjetojnë mungesë uji për shkak të pakësimit të ujërave nëntokësore kohët fundit.

Menaxhuesit e pishinave të notit në rajon kanë filluar të grumbullojnë në pishinat e tyre ujërat e shirave, shkruan Anadolu.

Me afrimin e të motit të nxehtë, zjarrfikësit u janë drejtuar këtyre pishinave për të luftuar me zjarret e mundshme në rajon.

Zjarri që shpërtheu dje në rajon dhe që përfshiu një sipërfaqe prej 30 hektarësh, u vu nën kontroll me ndërhyrjen e zjarrfikësve, ndërsa muajin e kaluar zjarret dogjën rreth 1.000 hektarë sipërfaqe të gjelbra.

Ministri për Tranzicionin Ekologjik dhe Kohezionin e Territoreve, Christophe Bechu në një deklaratë më 6 maj tha se është ndaluar shitja e ujit ndaj pishinave të notit në pronat private në Pireneler Qendror.

Bechu tha se rajoni do të arrijë në nivelin e krizës për sa i përket thatësirës dhe se 75 për qind e ujërave nëntokësore në vend janë nën normat e stinës.

Vitin e kaluar në Francë norma e reshjeve ishte shumë e dobët. Në muajt e verës mbi 700 bashki u ballafaquan me mungesën e ujit si pasojë e thatësirës.

Administrata Franceze e Meteorologjisë ka deklaruar se në periudhën 21 janar – 22 shkurt në vend nuk ka rënë aspak shi dhe se kjo është regjistruar si “periudha më e gjatë pa reshje në vend që nga viti 1958, që është themelimi i republikës së 5-të”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat