Kryetari i bashkisë së qytetit polak Javoze, Radoslav Grzegorz Ostakiewicz, vdiq pasi u rrëzua nga dritarja e katit të katërt të një hoteli në Sardenjë, Itali, raportoi të martën agjencia polake e lajmeve (PAP).
Ostakiewicz ishte në vizite në qytetin e Sardenjës të Cagliarit me një delegacion polak, kur ra nga dritarja e një dhome në hotelin “Due Colonne”.
Një zëdhënës i policisë së Cagliarit, tha se Ostakiewicz ishte ulur në një dritare dhe humbi ekuilibrin.
“Vdekja nuk po hetohet si një vetëvrasje dhe nuk ka pasur dhunë”, shtoi zëdhënësi i policisë.
Një deklaratë për shtyp nga komuna e Javozes e përshkruan vdekjen e tij si “tragjike dhe fatkeqe”.
“Mendimet tona janë me të dashurit. Kryetari, familja, të njohurit, miqtë, banorët e bashkisë. Respektoni kujtimin e tij”, thuhet në njoftimin e bashkisë.