Lufta në Ukrainë/ Britania pritet të marrë vendimin drastik për grupin Wagner, ja çfarë pritet

Evropë

Lufta në Ukrainë/ Britania pritet të marrë vendimin drastik për grupin Wagner, ja çfarë pritet

Më: 10 maj 2023 Në ora: 20:14
Wagner

Qeveria e Britanisë do ta etiketojë zyrtarisht grupin mercenar rus Wagner si një organizatë “terroriste”, që mund të nënkuptojë vendosjen e sanksioneve financiare dhe masa të tjera kundër saj, në një përpjekje për të rritur presionin ndaj Rusisë ndërsa lufta në Ukrainë po i afrohet kufirit të saj pesëmbëdhjetëmujor.

Mercenarët e Wagner thuhet se janë duke udhëhequr operacionet e Rusisë në qytetin lindor të Ukrainës, Bakhmut, ku luftimet vazhdojnë për nëntë muaj, duke filluar nga vera e vitit 2022.

Zyra e Brendshme e Britanisë ka mbledhur prova për Wagnerin gjatë dy muajve të fundit dhe pritet që grupi ushtarak  të cilësohet një organizatë “terroriste” menjëherë, maksimumi brenda disa ditësh deri në javë.

Kjo do të thotë se do të quhet një vepër penale në Britani të punosh për Wagner, të marrësh pjesë në mitingjet e anëtarëve të tij, ta mbështesësh atë ose të veshësh simbolet dhe logon e tij në publik.

Kompania gjithashtu do të përballet me sanksione dhe nuk do të jetë në gjendje të mbledhë fonde përmes institucioneve financiare të Mbretërisë së Bashkuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat