Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë autorizuar transferimin e aseteve të konfiskuara ruse në Ukrainë, e cila gjë është hera e parë që nga pushtimi rus të shtetit ukrainas.
Kjo vjen pasi Departamenti amerikan i Drejtësisë akuzoi oligarkun rus, Konstantin Malofeyev për shkelje të sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë.
Ai u akuzua për financim e rusëve që nxisin separatizmin në Krime, raporton skynews.
Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Merrick Garland njoftoi gjithashtu “sekuestrimin e miliona dollarëve nga një llogari në një institucion financiar amerikan që i takojnë Malofeyevit”.
Në muajin shkurt, Garland pohoi se autorizoi transferimin e atyre parave tek autoritetet ukrainase.
“Ndërsa ky përfaqëson transferimin e parë të fondeve ruse të konfiskuara nga Shtetet e Bashkuara për rindërtimin e Ukrainës, ai nuk do të jetë i fundit”, shtoi ai.
Ndryshe, shumë shtete kanë bërë thirrje që pas përfundimit të luftës, paratë që do t’i konfiskohen rusëve të shfrytëzohen për rindërtimin e Ukrainës.