Autoritetet lokale në Zvicër kanë urdhëruar braktisjen e një fshati të vogël malor në kantonin Graubunden për shkak të frikës se së shpejti mund të mbulohet nga shpati i malit që po shembet.
Disa zona janë rrethuar me tabela që askush të mos futet më në fshatin Brienz, ndërsa banorët u munduan të merrnin gjithçka mundeshin nga shtëpitë e tyre.
Autoritetet lokale kanë thënë se 2 milionë metra kub shkëmb mund të shkëputet nga çasti në çast mbi fshatin shekullor, i cili shtrihet në pjesën gjermanisht-folëse të rajonit Graubunden.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/May/13/auto_s11683961792.png)
Aktualisht, në këtë fshat banojnë rreth 100 banorë.
Brienz, në kantonin lindor të Graubunden, tani është bosh.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/May/13/auto_s21683961795.png)
Fshati është vlerësuar si një rrezik gjeologjik prej disa kohësh dhe është ndërtuar në tokë që zbret drejt luginës.