​Belgjika pritet të hap ambasadë në Kosovë

Evropë

​Belgjika pritet të hap ambasadë në Kosovë

Më: 16 maj 2023 Në ora: 19:44
Foto nga vendngjarja

Zyra Diplomatike e Belgjikës në Kosovë së shpejti do të ngritet në nivelin e Ambasadës, ka bërë të ditur ambasadori kosovar në kryeqendrën evropiane, Agron Bajrami.

Një hap i tillë, sipas Bajramit, do të thellojë marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Belgjikës.

Lajm i mrekullueshëm. Zyra Diplomatike e Belgjikës në Kosovë së shpejti do të ngritet në nivelin e Ambasadës së Mbretërisë së Belgjikës në Republikën e Kosovës.

Falemnderit Jeropen Cooreman, që keni ndarë detajet e këtij hapi të rëndësishëm i cili do të thellojë marrëdhëniet tashmë shumë pozitive në mes të Kosovës dhe Belgjikës”, ka shkruar Bajrami në Twitter.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat