Raportohet se një shpërthim ka ndodhur në një fabrikë në periferi të Beogradit.
Si pasojë e kësaj janë lënduar disa persona.
Sipas Blic.rs, punëtorët e lënduar kanë pësuar djegie trupore në shkallë të ndryshme.
Ata janë dërguar për trajtim në Spitalin e “Mitrovicës së Sremit”.
Po ashtu janë publikuar edhe pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet tymi i denduar duke dal nga fabrika.
Raportohet se rasti ka ndodhur rreth orës 10:35.