Fermerët protestues në Serbi, orës 18:00 organizuan një bllokadë të re rrugore në Novi Sad.
Ata kanë përdorur traktorë për të bllokuar kryqëzimin e rrugëve Partizanska dhe Temerinska, si dhe rrethrrotullimin që çon në autostradën Beograd-Suboticë.
Disa vozitës kanë shkuar rreth traktorëve dhe kanë anashkaluar bllokadën në trotuar dhe në zonën e gjelbëruar, ndërsa në dalje dhe në hyrje të Novi Sadit janë krijuar vargje të mëdha automjetesh.
Për të dytën ditë radhazi, fermerët në disa qytete të Vojvodinës dhe Serbisë qendrore janë duke i bllokuar rrugët me makineri ose qëndrojnë në anë të rrugëve. Ata thonë se protesta do të mbahet deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Ata i dërguan një mesazh kryetarit nga Bogatiqi – se në grupin e tyre nuk ka traktor nën 30 vjeç.