Po shkonte drejt Austrisë, një autobus përfshihet nga zjarri në një autostradë në Kroaci – shpëtojnë të gjithë pasagjerët

Evropë

Po shkonte drejt Austrisë, një autobus përfshihet nga zjarri në një autostradë në Kroaci – shpëtojnë të gjithë pasagjerët

Më: 17 maj 2023 Në ora: 20:20
Foto nga vendi i ngjarjes

Pak para orës 13:00 të ditës së sotme (e mërkurë), një autobus është përfshirë nga flakët një një autostradë në Kroaci.

Për fat të mirë, siç raportojnë mediat e huaja, të 17 pasagjerët janë shpëtuar.

Në vendin e aksidentit kanë mbërritur zjarrfikësit nga njësitë e Zjarrfikësve të Zagorjës të cilët kanë shuar zjarrin.

Autoritetet policore kanë bërë të ditur se zjarri është shuar në orën 13:33.

Policia konfirmoi se në autobus ndodheshin 17 pasagjerë, asnjë prej të cilëve nuk u lëndua. Ata u transferuan në një autobus tjetër dhe vazhduan rrugën drejt Austrisë.

Së paku deri më tani, nuk dihet se si ka ardhur deri te zjarri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat