Bosi i drogës në Serbi: Vuçiqit dhe partisë SNS nga fansat e mi i sjelli 30 mijë vota

Evropë

Bosi i drogës në Serbi: Vuçiqit dhe partisë SNS nga fansat e mi i sjelli 30 mijë vota

Më: 18 maj 2023 Në ora: 11:45
Aleksandar Vuçiq

Narkodilleri dhe personi që ka kaluar gjysmën e jetës së tij në burgje, Kristijan Golluboviq ka thënë se nga “fansat e tij” i sjell 30 mijë vota për Aleksandar Vuçiqin, përkatësisht për Partinë Progresiste Serbe (SNS), që drejtohet nga presidenti serb.

Ai në një televizion serb ka theksuar se fansat e tij janë të moshës 18 deri 25 vjeç.

“Në skenën politike të Serbisë, besoj se SNS-ja është gjëja e duhur për të gjithë. Asgjë nuk ka ndryshuar.

Tani po e them publikisht, tashmë po mbledh rreth 20-30 mijë vota fansa të mi që janë nga mosha 18 deri në 25 vjeç”, është shprehur Golluboviq në një emision.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat