Më shumë se 700 persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre pasi zjarri në rajonin e Extremadura të Spanjës, vazhdon të shpërthejë edhe sot.
Erërat e fuqishme dhe kushtet e thata kanë ndihmuar që zjarri të përhapet shpejt. Që kur filloi të mërkurën mbrëma, ai ka prekur deri në 20,000 hektarë, sipas Victor Perez, koordinatori i zjarreve në Extremadura.
Në përgjigje të flakëve pushtuese dhe tymit në rritje, janë urdhëruar evakuime në pesë fshatra brenda qarqeve Las Hurdes dhe Sierra de Gata.
Autoritetet thanë se zjarri, i cili filloi të mërkurën vonë, ishte një akt i qëllimshëm zjarrvënieje.
Përveç forcave rajonale, Spanja ka vendosur rreth 400 personel ushtarak dhe 14 avionë për të luftuar flakët./