Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abozoviq pas betimit të Jovan Milatoviq si president i shtetit malazez ka thënë se kjo është ditë historike për Malin e Zi.
“Urime Presidentit të sapozgjedhur të Malit të Zi Jakov Milatoviq marrjen e detyrës”, ka shkruar Abazoviq.
“Kjo është ajo për të cilën kemi luftuar. Ansambleja e Malit të Zi kurrë më e bukur. I gjithë rajoni, si dhe mysafirët nga Evropa dhe mbarë bota, u mblodhën në një vend. Mali i Zi dërgon një mesazh shumë të bukur. Ëndrra jonë politike është bërë realitet”, ka shkruar tutje ai.
Abozoviq është shprehur se “trimërisht” Mali i Zi është ‘në rrugën e duhur’.