Rreth 3.4 milionë turq që jetojnë jashtë vendit kanë kryer të drejtën e tyre të votës në balotazhin midis presidentit aktual Rexhep Tajip Erdogan dhe kreut të koalicionit opozitar, Kemal Kilicdaroglu.
Fletët e fundit të votimit nga votuesit turq jashtë vendit u vulosën dhe u dërguan nga ambasadat dhe konsullatat turke në mbarë botën të martën, ndërsa Ankaraja po përgatitet për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të saj të planifikuar për të dielën, shkruan Euronews.
Në raundin e parë votuan mbi 1.7 milionë votues teksa ekspertët thonë se këto vota nga diaspora turke mund të jenë vendimtare në përcaktimin e fituesit në raundin e dytë.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është aktualisht kryesuesi, pasi ka siguruar 49.5 përqind të votave më 14 maj.
Erdogan mori mbështetjen e nacionalistit Sinan Ogan të hënën, i cili mori 5% të votave në raundin e parë.