Shërbimet sekrete të Ministrisë britanike të Mbrojtjes raportuan një përkeqësim të problemeve të disiplinës në ushtrinë ruse.
Ushtria ruse u përpoq të ruante disiplinën në radhët e saj gjatë luftës në Ukrainë, por pas mobilizimit të detyruar të rezervistëve që nga tetori 2022, ky problem me shumë gjasa është përkeqësuar, shkruan ANSA.
Sipas analistëve britanikë, hetimet e besueshme nga gazetarë të pavarur rusë tregojnë se midis janarit dhe majit 2023, gjykatat ushtarake ruse trajtuan 1 053 raste të mungesës së paautorizuar të personelit ushtarak, më shumë se në 2022.
Të dhënat e gjykatës tregojnë se shumica e atyre që janë shpallur fajtorë për mosparaqitje tani janë në provë, që do të thotë se ata mund të ridislokohen në zonën e luftës në Ukrainë.
“Përpjekjet e Rusisë për të përmirësuar disiplinën përqendrohen në ndëshkimin e shkelësve dhe nxitjen e entuziazmit patriotik në vend që të adresojnë shkaqet rrënjësore të zhgënjimit të ushtarëve”, thanë analistët britanikë.