Norvegjia do të mbështesë trajnimin e personelit ukrainas në avionët luftarakë F-16 të prodhimit amerikan, thanë zyrtarët të mërkurën, raporton CNN.
Ministria Norvegjeze e Mbrojtjes tha se teksa vendi nuk ka vendosur nëse do t’i dhurojë Ukrainës ndonjë prej F-16-ve të tij, do të shqyrtojë mënyra të ndryshme për të kontribuar në trajnim.
Gjatë fundjavës, Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, dha mbështetjen e tij që pilotët e Kievit të trajnohen për të drejtuar avionët e prodhuar nga ShBA-ja.
Komentet e Bidenit në një samit me liderët e G7-ës në Japoni erdhën disa ditë pasi Britania dhe Holanda thanë se po ndërtonin një “koalicion ndërkombëtar” për të ndihmuar Ukrainën të prokuronte F-16 teksa kërkon të përmirësojë mbrojtjen e saj kundër sulmeve ajrore ruse.