Greqia ka shpallur pasditen e sotme qeverinë teknike deri në zgjedhjet e ardhshme.
Kryeministër do të jetë Ioannis Sarmas i cili mori detyrën e ushtruesit të postit të kryeministrit dhe më pas do të marrë stafetën e përkohshme nga Kyriakos Mitsotakis.
Mitsotakis e priti në shkallët e godinës dhe më pas e shoqëroi në kryeministri.
Pasi i uroi suksese në detyrë, ai i dorëzoi një dosje voluminoze blu, e cila përmban, tha ai, të gjitha informacionet e nevojshme për të kryer detyrën dhe për t’u informuar për çështjet aktuale dhe detyrimet e brendshme dhe ndërkombëtare.