Rusia ka filluar tashmë transferimin e armëve bërthamore taktike në Bjellorusi, sipas liderit bjellorus, Alexander Lukashenko.
Njoftimi vjen pak kohë më parë se vendet deklaruan një marrëveshje për vendosjen e armëve të dizajnuara për t’u përdorur për çështje lufte në Bjellorusi.
Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko tha se transferimi i armëve tashmë kishte filluar, cituar nga agjencia shtetërore e lajmeve ruse TASS.
Vendosja e raketave u njoftua për herë të parë nga Vladimir Putin në mars, duke paralajmëruar vazhdimisht se Rusia do të ishte e gatshme të përdorte armë bërthamore nëse do të ishte e nevojshme për të mbrojtur “integritetin e saj territorial”.