Suedia shpreson t’i bashkohet NATO-s në muajin korrik, kohë kur do të mbahet samiti në Lituani.
Ai do të jetë vendi i dytë – pas Finlandës – që do të heqë dorë nga politika e kahershme neutralitetit ushtarak dhe do t’i bashkohet NATO-s në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
Finlanda, e cila ndan një kufi me Rusinë, u bashkua në muajin prill, raporton skynews.
Por, anëtarësimi i Suedisë është shndërruar në çështje diplomatike pas kundërshtimit të Turqisë dhe Hungarisë.
Ministri i Jashtëm suedez, Tobias Billstrom tha se “Nuk do të ketë asnjë plan B apo diçka të tillë. Plani B është plani A – ky është anëtarësimi i plotë në NATO dhe kjo është ajo për të cilën unë dhe qeveria do të punojmë deri në Vilnius”.
Ndryshe, Turqia ka bllokuar anëtarësimin e shtetit suedez pasi po kërkon dorëzimin e kurdëve të akuzuar për terrorizëm