Ambasadori i Rusisë në Mbretërinë e Bashkuar ka paralajmëruar për një përshkallëzim të luftës në Ukrain, nëse Britania dhe aleatët e tjerë perëndimorë angazhojnë më shumë armë për të ndihmuar Volodymyr Zelenskyn.
Andrei Kelin, tha se veprimet e vendeve të NATO-s, "veçanërisht" të Mbretërisë së Bashkuar, rrezikojnë të zgjasin dhe të shkaktojnë një "dimension të ri" në luftë, raporton Sky News, përcjell Bota sot.
"Rusia është 16 herë më e madhe se Ukraina. Ne kemi burime të mëdha", i tha Kelin, Laura Kuenssberg të BBC-së.
"Herët a vonë, sigurisht, ky përshkallëzim mund të marrë një dimension të ri që ne nuk kemi nevojë dhe nuk e duam. Ne mund të bëjmë paqe nesër."
Kur u pyet për provat e përhapura në rritje të krimeve të luftës të Rusisë, ambasadori tha se Ukraina ishte ajo që kreu krime lufte.
Ai më pas ndryshoi qëndrim dhe tha se Kombet e Bashkuara nuk kishin fuqi për të hetuar vepra të tilla.