Miliona votues janë parë drejt qendrave të votimit në Turqi për të votuar në balotazhin e parë presidencial, derisa kanë mbetur edhe pak orë derisa procesi i votimit të mbyllet.
Gjatë ditës, presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan hodhi votën e tij, ku tha se ky është balotazhi i parë presidencial në historinë demokratike të Turqisë.
Erdogan u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të votojnë, duke shtuar se pjesëmarrja e votuesve ishte afër 90% në zgjedhjet e 14 majit, një trend i rrallë globalisht.
Votën e ka dhënë edhe udhëheqësi i Partisë Popullore Republikane (CHP) dhe kandidati i përbashkët presidencial i Aleancës Kombëtare, Kemal Kilicdaroglu dhe gruaja e tij Selvi Kilicdaroglu, votuan për balotazhin e zgjedhjeve presidenciale.
Votimi filloi në orën 8 të mëngjesit me orën lokale dhe përfundon në orën 17:00.
Më shumë se 64.1 milionë njerëz pritet të votojnë në balotazh, duke përfshirë mbi 1.92 milion votues jashtë shtetit që kanë hedhur tashmë votat e tyre dhe 4.9 milionë votues për herë të parë.
Votuesit do të zgjedhin midis Erdoganit, i cili kërkon rizgjedhjen, dhe kandidatit kryesor të opozitës Kemal Kilicdaroglu.
Zgjedhjet presidenciale janë mbajtur fillimisht më 14 maj, ku Erdogan mori 49.52% të votave, ndërsa Kilicdaroglu doli i dyti me 44.88% dhe Sinan Ogan i Aleancës ATA mori 5.17%.
Ai që merr shumicën e plotë, më shumë se gjysmën e totalit të votave, do të jetë presidenti i ardhshëm i vendit.