Ministrja e Jashtme e Norvegjisë, Anniken Huitfeldt, thotë se Suedia duhet të bëhet anëtare e NATO-s përpara Samitit të aleancës ushtarake në Vilnius të Lituanisë.
“Nuk ka absolutisht asnjë arsye për të penguar Suedinë nga anëtarësimi në NATO,” tha ajo, duke folur në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s në Oslo.
Më herët, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken tha gjithashtu se “tash është koha” që Stokholmi të bëhet anëtar i NATO-s.
Turqia dhe Hungaria ende nuk e kanë ratifikuar anëtarësimin e Suedisë, shkruan Al Jazeera.